Pyetja:

A është e vërtetë që sëmundjet e gjakut mund të trashëgohen?

***

Përgjigja:

Së pari: Akti i martesës bën pjesë në ato akte ku kriteret dhe pasojat ligjore të saj janë vendosur nga vetë Ligjvënësi i Madhëruar, ndaj hapja e kësaj dere, duke shtuar diçka mbi ligjin islam, siç është detyrimi për të kryer analizat mjekësore para martesës dhe lidhja e zyrtarizimit të këtij akti martesor me këtë kusht, është një veprim që nuk lejohet.

Së dyti: Akademia këshillon qeveritë dhe institucionet islame, që të ndërgjegjësojnë njerëzit për rëndësinë e kryerjes së kontrolleve mjekësore para martese, që të nxisin popullatën për ta bërë diçka të tillë, të lehtësojnë procedurat e këtyre kontrolleve, për njerëzit që dëshirojnë t’i kryejnë ato dhe që t’i realizojnë ato në mënyrë të fshehtë, duke mos ia treguar rezultatet e këtyre kontrolleve dikujt tjetër përveç atyre që kanë të bëjnë me to në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Përmblodhi: Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam me qendër në Mekë
Përktheu: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

—————————-

Burimi: http://www.themwl.com/Bodies/Researches/default.aspx?dw1&ridw99&lwAR