Pyetja: Jetoj në Gjermani dhe në ora 12:02 hyn dreka kurse në ora 14:20 hyn ikindia. A kam të drejtë ta fal drekën 10 min para se te hyjë ikindia pasi më ka ndodhur ta fal në autobus prej frikës që po më humb dreka . Çfarë më sygjeroni pasiqë namazet janë shumë afër dhe gjendem zakonisht rrugës dhe çdo ditë më ndodhë kjo .
Përgjigja: Nëse koha e ikindisë hyn saktësisht në ora 14:20, kurse ju e falni 10min para se të hyn koha e saj, atëherë in shaa Allah nuk ka te keqe në këtë gjë në rastin tuaj, domethënë pasi që ju bie të udhëtoni çdo ditë në atë kohë.
Kurse, në autobus nuk lejohet të falen farzet, përveç në raste të jashtëzakonshme dhe nën kushte të rrepta që këtu nuk merren parasysh për shkak se ju paskeni mundësi ta falni namazin në kohë.
Hoxhë Lulzim Përçuku




