Ballina Pastërtia Abdesi Abdesti dhe namazi për fëmijët që nuk kanë arritur moshën e temjizit(nuk dallon...

Abdesti dhe namazi për fëmijët që nuk kanë arritur moshën e temjizit(nuk dallon ende gjërat)

Çfarë është mosha e temjizit?

Temjiz do të thotë “dallim” – konkretisht, aftësia e fëmijës për të dalluar të mirën nga e keqja, dhe për të kuptuar arsyen e veprimeve fetare.

Pyetja: Vajza shpesh dëshiron të marr abdest dhe i tregoj 3-4 herë se si është renditja e abdestit por prapë gabon sepse është shumë e vogël 3 vjeqare. A të vazhdoj përkujdesjen derisa ta merr abdesin e plotë apo ta lë në mënyrën që ajo e ka kuptuar? Dhe a bën ta thërras për namaz pa I thënë që të marr abdest?

Përgjigjja: Pasi që është tre vjeçare ajo ende nuk e ka arritur moshën e temjizit. Kjo është një moshë të cilën dijetarët e kanë përmendur si mosha kur fëmijës fillojnë t’i pranohen veprat te Allahu.

Disa dijetarë e kanë përcaktuar temjizin në moshën pesë vjeçare, e disa të tjerë në moshën shtatë vjeçare. Por, e sakta është se kjo moshë është relative, pra dallon prej fëmijës.

Kriteri që e cakton këtë moshë është koha kur fëmija fillon t’i dallojë gjërat e mira prej atyre të këqija. Pra, në këtë rast fillon t’i perceptojë se cilat janë kushtete abdesit, gjërat që e prishin atë, obligimet e tij, etj. Po ashtu,edhe kushtet, shtyllat, obligimet, gjërat e preferuara të namazit, e kështu me radhë.

Sidoqoftë ju vazhdoni t’ia mësoni abdesin dhe namazin, si dhe gjërat tjera që janë parime / baza të fesë, por edhe nëse nuk i zbaton të gjitha siç kërkohet, atëherë kjo nuk do të thotë që ta sforconi shumë deri sa ajo ta praktikojë në përpikëri, sepse siç thamë ajo ende nuk është në moshën e temjizit. Mirëpo, mundohuni t’ia mësoni gjërat e fesë duke përdorur metodën e inkurajimit dhe dekurajimit, siç e përmendin dijetarët.

Hoxhë Lulzim Përçuku