Pyetja:

Si duhet të veprojmë nëse gjejmë para në rrugë?

***

Përgjigja:

Varet se sa është shuma. Nëse është një shumë e madhe, atëherë duhet që aty ku i ke gjetur paratë të vihet një njoftim dhe të thuash që këtu është gjetur një shumë e caktuar parash, i interesuari të interesohet në këtë numër. Dhe duhet që personi të dali dy herë ose tre herë në javë tek vendi aty dhe të thotë: “Unë kam gjetur këtu para…” Duhet një vit dhe pas një viti këto para bëhen hallall për ty. Apo dhe shteti, për shembull, ka struktura që mbledhin këto paratë e gjetura ose pasuritë e gjetura etj. Nëse ka struktura që merren me këtë punë, mund ta marrësh dhe ta çosh atje direkt. Po sa është vlera? Nëse bëhet fjale për pak nuk është kusht, edhe mund ta marrësh, ama nëse bëhet fjalë për shumë, atëherë duhet patjetër të bësh njoftim dhe lajmërim.

Kush është kriteri që dallon pak dhe shumë? Kthehet në traditën dhe zakonin e popullit dhe njerëzve ku jeton. Kështu që, me qenë të kujdesshëm.

Allahu e di më së miri.

Dr. Imam Ahmed Kalaja