Pyetja:

Si duhet t’i falë dy rekatet sunet të sabahut personi që nuk mundet t’i falë para faljes së namazit obligativ (farzit)?

Sepse transmetohet një hadith nga Profeti ﷺ: “Nuk ka namaz pas sabahut derisa të lind dielli.” A vlen ky ndalim për dy rekatet sunet të sabahut pas faljes së farzit për atë që nuk mundi t’i falte para tij (farzit)?

***

Përgjigjja:

Kush nuk arrin t’i fal dy rekate sunet të namazit të sabahut (para farzit), i lejohet atij që t’i fal ato pas tij. Nëse ai i fal pas lindjes dhe ngritjes së dielli, atëherë kjo është më e mira, sepse saktësohet se Profeti ﷺ ka urdhëruar për këtë.

E nëse personi i fal pas namazit të sabahut kjo është e lejuar, sepse saktësohet nga Profeti ﷺ se pa një burr që të falej pas namazit (farz), dhe i tha atij:

“A po e fal namazin e sabahut me katër rekate?” Tha: “O i Dërguari i Allahut, këto janë sunetet e sabahut, të cilat nuk munda t’i fal para namazit farz.” Atëherë Profeti heshti.

Kjo tregon se nuk ka problem për faljen e dy suneteve të sabahut pas farzit.

Duke mos u përfshirë në hadithin: “Nuk ka namaz pas fexhrit” dhe “nuk ka namaz pas sabahut”.

Pra, sunetet e sabahut nuk përfshihen në këtë hadith të përgjithshëm që ndalon nga falja e namazit pas sabahut. Kështu që, lejohet falja e tyre pas namazit farz.

Nëse personi e vonon faljen e tyre derisa të ngrihet (lind) dielli, kjo është më e mira. Por disa njerëz mund të harrojnë dhe nuk i falin.

Prandaj nëse falen pas namazit farz kjo nuk përbën asnjë problem në dashtë Allahu.

Shejh Ibën Bazi, “Fetaua nurun ala ed-derb”

Përktheu: Unejs Sheme