Pyetja:
Unë vuajë nga vesveset. Si duhet ti trajtojë ato?
***
Përgjigjja:
Ilaçi kundër vesvese është që ti lutesh Allahut që të mbroj kundër shejtanit të mallkuar menjëherë kur ti ndien vesveset. Allahu i Lartësuar ka thënë:
”E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi!” (Fussilat: 36).
Kthehu tek Allahu dhe Ai do të shpëtojë prej tyre.
Dhe në qoftë se vesveset janë rezulat i një sëmundje mendore, atëherë duhet të vizitosh psikologët që shpresojmë se do të gjejnë një mjekim për ju.
Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Fataua alal-Haua 05/06 -1436