Gjykimi mbi ngrënien e insekteve dhe brejtësve
Islamqa.info

Pyetje: Si është gjykimi mbi ngrënien e insekteve dhe brejtësve?
Përgjigje: Lavdi Allahut.
En-Newewi tha:
“Sipas dijetarëve, insektet dhe kafshët e dëmshme të dheut si
gjarpërinjtë, bubuzhelët, kacabunet (bubat), minjtë, etj. janë haram. Ky
është mendimi i Ebu Hanifes, i Ahmedit, dhe i Dawudit.
Shafiu dhe bashkëmendimtarët e tij citojnë si provë për këtë ajetin:
“… dhe ua ndalon atyre të keqen e paligjshme (d.m.th. të gjitha të këqijat
sa u përket gjërave, veprimeve, besimeve, dhe ushqimeve)” (el-A’raaf,
157)
Këto janë gjëra të cilat arabët i konsiderojnë të pështira (të neveritshme).
Dhe ata citojnë si provë fjalët e pejgamberit :
“Ka pesë gjëra dhe të gjitha prej tyre janë të këqija dhe duhet të vriten
(madje dhe) në Harem (vendin e shenjtë në Mekë): sorra, petriti (lloj
shpendi), akrepi, miu, dhe qeni i çartur”1
.

U përcoll nga Umm Shurejk se pejgamberi  urdhëroi për vrasjen e
hardhucave (el-Buhari & Muslim)
Sa i përket ajetit:
“Thuaj (O Muhamed): ‘Unë nuk gjej në atë që po më shpallet ndonjë gjë
të ndaluar për t’u ngrënë nga ai që do ta hajë, përveç nëse është kafshë
e ngordhur (mejteh), gjak i derdhur (nga therja e të ngjashme), dhe mish
derri, sepse ky, sigurisht, është mish i ndyrë dhe i paligjshëm, i cili theret
si kurban për tjetërkënd veç Allahut (për idhujt apo gjatë therjes së të
cilës nuk është përmendur emri i Allahut)”. (el-En’am, 145)
Shafiu dhe dijetarët e tjerë thanë: Kjo u referohet gjërave të cilat ju kishit
zakon t’i hanit dhe konsideroheshin si të mira. Shafiu tha:
“Ky është kuptimi më i përafërt i ajetit bazuar në Sunet. Dhe Allahu e di
më së miri”.

1 Shënuar nga el-Buhari dhe Muslim nga Aisha, Hafsa dhe Ibn Umer.