Pyetja:

Si është lutja kur hyjmë në një qytet ose vendbanim?

***

Përgjigjja:

Prej sunetit profetik kur hyjmë në një qytet ose vendbanim është e udhës ta themi duanë:

اللَّهُمَّ رَبَّ السَّمَوَاتِ السَّبْعِ وَمَا أَظْلَلْنَ، وَرَبَّ الأَرَضِينَ السَّبْعِ وَمَا أَقْلَلْنَ، وَرَبَّ الشَّياطِينِ وَمَا أَضْلَلْنَ، وَرَبَّ الرِّيَاحِ وَمَا ذَرَيْنَ، أَسْأَلُكَ خَيْرَ هَذِهِ الْقَرْيَةِ، وَخَيْرَ أَهْلِهَا، وَخَيْرَ مَا فِيهَا، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا، وَشَرِّ أَهْلِهَا، وَشَرِّ مَا فِيهَا.

All-llãhumme Rabbes-semãwãtis-seb’i we mã aḍhlelne we rabbel erãḍĩnes-seb’i we mã aḳlelne, we Rabbesh-shejãṭĩni we mã aḍlelne, we Rabberr-rrijãḥi we mã dherajne! Es’eluke ḣajra hãdhihil ḳarjeti we ḣajra ehlihã we ḣajra mã fĩhã, we e’ũdhu bike min sherrihã we sherri ehlihã we sherri mã fĩhã.

(O Allah, Zot i shtatë qiejve dhe gjithçkaje që qiejtë kanë nën strehë! Zot i shtatë tokave dhe gjithçkaje që ato mbajnë! Zot i shejtanëve dhe atyre që ata i kanë çuar në humbje! Zot i erës dhe asaj që ato shpërndajnë! Të lutem të më japësh të mirën e këtij vendbanimi, të mirën që vjen nga banorët e tij, të mirën e gjithçkaje që gjendet në të! Të kërkoj të më mbrosh nga dëmi i këtij vendbanimi, dëmi i banorëve të tij dhe dëmi i gjithçkaje në të!).[1]

 ———————————

[1] Hakimi dhe Ibn Sunni