Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Ngritja e duarve në lutje ndahet në tri lloje:
Lloji i parë: Ajo që është transmetuar në sunet dhe aty qartë kuptohet se është sunet të ngrihen duart, si p.sh. në këto raste: lutja për shi (istiska), lutja në Safa dhe Merva, si dhe në ditën e Arafatit.
Lloji i dytë: Ajo për të cilën është transmetuar ndalim i ngritjes së duarve – siç është lutja brenda namazit dhe gjatë teshehudit të fundit. Në këtë rast, nuk lejohet ngritja e duarve.
Lloji i tretë: Ajo për të cilën nuk është transmetuar as pohim (që ngrihen), e as mohim (që nuk ngrihen); në këtë rast, rregulli bazë është se prej etikes së lutjes është që njeriu t’i ngrejë duart.
| Lika el-Bab el-Meftuh 51–60 |
Përktheu: Besim Gjelaj