Pyetja:

Nëse një person ka tre banesa dhe i jep me qira, apo edhe një ndërtesë komplet të cilën po ashtu e jep me qira, si do ta jep zekatin për këtë pasuri?

***

Përgjigjja:

Personi i cili posedon paluajtshmëri, si banesa, ndërtesë, troje, etj, zekatin do ta jep në bazë të asaj se për çka i ka të destinuara këto paluajtshmëri. Nëse i ka për tregti, pra i ndërton ndërtesat apo banesat për t’i shitur, zekatin e tyre do ta jep si mall tregtie, që do të thotë se në fund të plotësimit të një viti kalendarik të hixhrit, do ta jep zekatin e tyre në sasi 2,5%. Por, nëse ai me këto ndërtesa nuk ka për qëllim të bëjë tregti, pra nuk i ka për shitje, por i jep me qira dhe e shfrytëzon qiranë e tyre, atëherë nuik e jep zekatin për vlerën e ndërtesave, por do ta jep zekatin për profitin që e realizon nga dhënia e tyre me qira. Normalisht, zekatin do ta jep pasi të kalojë një vit kalendarik i hixhrit. Allahu e di më së miri.
Dr. Bashkim Aliu