Pyetja:

Si ka evoluar historia e botës që nga krijimi e deri më sot? Përderisa ka patur kaç të Dërguar nga Allahu dhe të gjithë me një qëllim, adhurimin e Allahut, Një të Vetëm, të pashoq, pse popujt sot kanë arritur në gjendje të tilla ku jetesa bëhet e shthurur apo model perëndimor? Pse ka dalur kalendari diellor apo pse shembuj të kulturës kanë mbetur ai i Francës apo ai britanik?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

“Si ka evoluar historia e botës që nga krijimi e deri me sot?”

Diçka prej saj na është thënë ne Kuran e në Sunet e ajo pjesë që nuk është interesante ose e rëndësishme nuk na është thënë, sepse neve na janë përmendur mësimet dhe qëllimet, po padyshim që ka pasur evolim herë-herë e kthim mbrapa herë-herë.

“Përderisa ka patur kaç të Dërguar nga Allahu dhe të gjithë me një qëllim, adhurimin e Allahut, Një të Vetëm, të Pashoq”?

Përgjigja në lidhje me këtë pyetje ndahet në dysh: i pari, se profetët janë dërguar me qëllim që njerëzit  t’i pasojnë e t’ju besojnë dhe të ecin me mësimet e tyre, mirëpo ky ka qenë vullneti fetar dhe jo universal e si pasojë ka pasur dhe femohues, qafira.

“Pse popujt sot kanë arritur në gjendje të tilla ku jetesa bëhet e shthurur apo model perëndimor”?

Përgjigjen për këtë fare mirë e jep Allahu në Kuran kur thotë: “Ata dinë prej çështjeve të kësaj bote po për çështjet e ahiretit janë të painformuar, injorantë.” (Rum: 7) dhe kur thotë: “E mos të mashtrojë ty zhvillimi i tyre në këtë botë mirësi e pakët e më pas përfundimi i tyre është në xhehenem e sa vend i keq është ai.” (Ali Imran: 196197)

Pastaj mos harro se zhvillimi i tyre buron prej nesh, atëherë kur ishim të kapur mirë me fenë e Allahut dhe kur ne e lamë fenë, mbetem pas ne fe e në jetë ndërsa ata kur fenë e tyre e mohuan ecën përpara duke e lëne anën shpirtërore bosh e si pasojë krimi e degjenerimi moto e tyre apo vetëvrasja.

“Pse ka dalur kalendari diellor?”

Ai qe lexon Kuranin e di fare mirë se llogaritë janë bërë me dy llojet e kalendarit. Allahu thotë në Kuran kur flet për diellin e hënën: “lja’lemu adede sinine ue hisab” – “…Që ata të dinë të llogarisin vjetët e të bëjnë llogaritë.” (Isra: 12)

“Pse kanë mbetur shembuj të kulturës ai i Francës apo ai britanik?”

Mos harro se origjina e kulturës së tyre të mbetur është ajo e krishtere, po ky, o i nderuar, nuk është argument se Zoti i lenë disa kultura për të qenë argument për mbarë njerëzimin në faktin pse ato mbeten dhe u shuan dhe s’ju mbetën vetëm se gjurmët. Në Kuran bukur thotë Zoti: ” Thuaj: lëvizni mbi tokë e shihni se si i ndëshkoi Allahu ata që ishin para jush”. Nën kontekstin e këtij teksti kuptohet qartë se Zoti i lë shenjat e tyre mbi tokë për të mbetur argument  për mbarë njerëzimin se kështu do të shuhen të gjithë armiqtë e Allahut në dy jetët. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja