Pyetja:

Allahu i Patëmeta ia zbriti Kuranin të Dërguarit të Allahut ﷺ përmes shpalljes, por si ka zbritur hadithi?

***

Përgjigjja:

Allahu ia zbriti Kuranin Profetit të Tij, Muhamedit ﷺ nëpërmjet engjëllit më fisnik, Xhebrailit. Ashtu siç thotë Allahu i Madhërishëm: “Nuk ka dyshim se ky (Kuran) është Shpallja e Zotit të botëve. Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhebraili) në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë. E zbriti në gjuhën e qartë arabe.” (Shuara: 192195)

Gjithashtu i Madhërishmi thotë: “Hâ, Mîm. Betohem në Librin e qartë! Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues. Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë.” (Duhan: 14)

Dhe thotë Më i Larti: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.” (Kadr: 13)

Kjo natë është nata më fisnike dhe është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, ashtu siç thotë Allahu i Patëmeta: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani…” (Bekare: 185)

Ndërsa, sa i përket hadithit, Allahu ia ka shpallur atë Profetit të Tij ﷺ nëpërmjet Xhebrailit. Nganjëherë atij (Profetit) i personifikohejë engjëlli në pamje të njeriut dhe Profeti ﷺ dëgjonte çfarë i thoshte ai, siç përmendet në hadithin e vërtetë të Aishes.

Shejh AbdulAziz Ibn Baz