Pyetje: Kam i lundur si musliman, por kam filluar të praktikoj Islamin vetëm kohët e fundit (Elhamdulilah). Para se të filloja të praktikoja Islamin, kam huazuar para nga shokët e klasës apo studentë të tjerë pa ndonjë kujdes të veqantë. Problemi im është se kam harruar sa para kam marrë hua, sa kam paguar nga borxhi dhe kush janë personat (disa mund të jenë edhe jobesimtarë). Po ashtu, askush nuk më ka kontaktuar apo më ka kërkuar të paguaj borxhin, kështu që nuk jam i sigurt se çfarë duhet të bëj. Ju lutem, më ndihmoni!
Përgjigje:
Falenderimin i takon vetëm Allahut…
Elhamdulilah për udhëzimin dhe praktimin e fesë së vërtetë që Allahu i Gjithëfuqishëm të ka dhuruar. I lutemi Atij, të Lartësuarit, që të të mbajë të qëndrueshëm në fenë e Tij.
Sa i përket pyetjes tuaj lidhur me borxhet, nëse jeni i sigurt për ato borxhe që keni marrë apo mendoni se shumë nga ato borxhe nuk i keni ktheyr, është e rëndësishme që të nxitoni për t’i kthyer ato tek ata që i keni borxh, sipas mundësive që keni. Mos prisni që ata të ju kontaktojnë, por përpiquni të paguani detyrimet tuaja.
Nëse nuk mund të arrini të kontaktoni me personat që u keni borxh, mund t’i jepni shumën e borxhit si sadaka në emër të tyre. Po ashtu, nëse nuk e dini saktësisht shumën që i detyroheni, duhet ta vlerësoni atë sa më afër që mundeni dtth të shkoni kah më e sigurta, duke u bazuar në kujtesën dhe njohuritë tuaja.
Nuk ka dallim mes borxhit që keni ndaj një myslimani apo një jobesimtari – të drejtat janë të njëjta për të gjithë.
Allahu e di më së miri.
Burimi: https://www.islamweb.net/




