Pyetja:
Nga pikëpamja islame, si kanë lindur racat në tokë, kur njeriu i parë ishte i vetëm? Çfarë ngjyre apo çfarë race kishe Ademi alejhi selam?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Sipas Islamit, sipas traditës burimore islame, Ademi është krijuar nga një grusht dhe që engjëlli Xhibril e ka marrë nga të gjitha llojet e tokave ose dherave, nëse mund të shprehemi kështu, e si pasoje njerëzit do t’i ngjajnë ose do të jenë sipas dheut të parë, pra si ta ketë marrë i pari i racës, nëse mund të shprehemi kështu.
D.m.th: njerëzit që më pas kanë mbetur si raca, origjinën e kanë prej gjashtë djemve të Nuhut, pra bazat e racave vijnë më pas nga bijtë e tij e poshtë deri tek ne.
Ndërsa për Ademin thuhet se ka qene esmer që anonte nga e kuqja në të bardhë, po që ka qenë shumë i bukur gjyshi jonë i parë. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja