Pyetja:

Si pastrohet shpirti?

***

Përgjigjja:

Allahu i Madhëruar në shumë ajete kuranore, ka treguar qartë se si bëhet pastrimi i shpirtit. Në një ajet thuhet: “Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet..” (Ala: 14-15)
Në një ajet tjetër, Allahu thotë: “E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit..” (Kasas: 67)

Dijetarët e shpjegojnë atë si largimin e veprave të këqija nga shpirti, domethënë largimin e shirkut (politeizmit) përmes besimit dhe heqjen e mëkateve përmes takvasë, dhe shtimin e këtij pastrimi përmes veprave të mira. Kjo do të thotë, një person e mban regjistrin e tij të pastër duke bërë gjëra të mira dhe duke shmangur veprat e këqija. Mënyra më efektive për të mbrojtur shpirtin nga veprat e këqija dhe për ta mbajtur atë larg nga mëkatet është përmbushja e pesë shtyllave të Islamit. Kryerja e namazeve dhe lutjet e mbajnë njeriun larg nga mëkatet. Shpirti edukohet përmes agjërimit. Të gjitha llojet e fjalëve dhe veprave në jetën e njeriut, pavarësisht nga adhurimi ose virtytet etike, bëhen efektive në pastrimin e shpirtit.