Pyetja:

Të përmuajshmet e mia zakonisht zgjasin prej shtatë deri në tetë ditë, nganjëherë në ditën e shtatë nuk shoh gjak dhe nuk shoh se jam pastruar tërësisht. Çfarë është dispozita në aspektin e faljes, agjërimit dhe marrëdhënieve?

***

Përgjigjja:

Mos nxitoni derisa të shihni vatat (pecetat që përdorin femrat gjatë menstruacioneve) të bardha (pastërta) ashtu si është e njohur te femrat, ajo është shenja e pastrimit (nga menstruacionet), pra ndalja e gjakut nuk është pastrim. Por ajo konstatohet me pamjen e shenjës së pastrimit dhe përfundimit të kohës së natyrshme të tyre.

Fetvatë e Shejh Ibën Bazit, (Allahu e mëshiroftë)

Përktheu: Alaudin Abazi