Pyetja:

A bën të këndohen Ajetul Kursij, suret (kaptinat kuranore) Ikhlas, El-Felek dhe En-Nas, si dhe ajete të veçanta kuranore, për të fituar mbrojtjen hyjnore nga hajdutët dhe keqbërësit; d.m.th. të bëhen për shtëpinë (kur mbyllim derën e shtëpisë) ose të bëhen për ndonjë mall me vlerë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ!

Sa i përket, mbrotjes së pronave dhe kapitaleve prej vjedhjes dhe dëmtimit, nuk dihet të ketë ndonjë hadith të saktë të veçantë. Por, sa në fjalë mbrohet me lutje drejtuar Allahut të Madhëruar; me mbështetjen vetëm tek Ai në mbrojtjen prej dëmeve të këtilla dhe në tërë çështjet tona si muslimanë; si dhe me pastrimin e vendit që synohet të mbrohet nga të gjitha llojet e mëkateve, duke qenë se mëkatet që bëhen në këto vende apo ambiente, tërheqin shejtanët dhe largojnë engjëjt, duke e lënë kapitalin ku bëhen këto mëkate (shtëpinë dhe banorët e saj, etj.) të zhveshur nga mbrojtja e ruajtja hyjnore dhe automatikisht nën shenjestrën e shejtanit dhe planeve djallëzore.

Sidoqoftë, në disa lutje të sakta profetike, theksohet mbrojtja hyjnore në çështjet e përgjithshme të përdybotshme të muslimanit që i thotë këto lutje, prej të cilave disa nga transmetimet me të spikatura ku vjen mbrojtja hyjnore për çështjen e përdybotshme të muslimanit në përgjithësi janë:

Transmetimi i parë: Në të transmetohet mbrojtja hyjnore për çështjen e përdybotshme të myslimanit që e thotë atë në përgjithësi dhe pasurinë e tij në veçanti, në lidhje me të cilën vjen se, Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ, nuk i linte kur ngrysej dhe kur gdhihej këto lutje: ‘ALL-LLAAHUM-ME IN-NII ES-ELUKEL ĂAFIJETE FID-DUNJAA UEL EEKHIRAH, ALL-LLAAHUM-ME IN-NII ES-ELUKEL ĂFUE UEL ĂAFIJETE FII DIINII UE DUNJAAJEE UE EHLII UE MAALII, ALL-LLAAHUM-ME-STUR ĂURAATII, UE EEMIN RAUĂATII, ALL-LLAAHUM-ME-ȞFAĎȞNII MIN BEJNI JEDEJ-JE UE MIN KHALFII, UE ĂN JEMIINII, UE ĂN SHIMEELII, UE MIN FEUǨII, UE EŬUDHU BI ĂĎȞAMETIKE EN UGTEELE MIN TEȞTI (O Allah, unë kërkoj prej Teje mbrojtjen [mirëqenien] në këtë botë e në botën tjetër! O Allah, unë kërkoj prej Teje faljen dhe mbrojtjen [mirëqenien] për fenë time, për dynjanë time, për familjarët e mi dhe për pasurinë time! O Allah mbuloi turpet e mia dhe më ruaj nga frikërat e mia, më ruaj nga para dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, edhe nga lart dhe strehohem për mbrojtje tek madhështia Jote që të mos vritem nga përposhtë meje)!’”

Transmetimi i dytë: Leximi i Mbrojtëseve (sureve): Ikhlas “Kul Hu Allahu Ehad”, El-Felek “Kul Eudhu bi Rabil Felek” dhe En-Nas “Kul Eudhu bi Rabi Nas”, ligjërohet të bëhet çdo mëngjes dhe mbrëmje; në lidhje me këtë Profeti ﷺ ka thënë: “Thuaji: “Kul Hu Allahu Ehad” dhe Dy Mbrojtëset (“Kul Eudhu bi Rabil Felek” dhe “Kul Eudhu bi Rabi Nas”) kur të ngrysesh dhe të gdhihesh, nga tre herë; ato të mjaftojnë si mbrojtëse nga çdo gjë (e keqe).”

Allahu e di më mirë.

Dr. Bashkim Aliu