Pyetja:
Në një hadith thuhet: ‘Kush prej jush sheh një të keqe le ta ndryshojë atë me dorën e tij e nëse nuk mundet atëherë me gjuhën e tij e nëse nuk mundet atëherë me zemrën e tij, por ky është besimi me i dobët.” Si duhet ta kuptojmë ndryshimin e të keqes me zemër?
***
Pergjigjja:
Ndryshimi i të keqes me zemër do të thotë të urresh të keqen dhe shoqërimin me njerëzit që veprojnë këtë të keqe sepse shoqerimi me njerëzit e të keqes duke mos i ndaluar ata nga kjo e keqe, ngjan me veprën e Beni Israilëve (Jehudëve) te cilët i mallkoi Allahu i Lartësuar:
“Ata nga Bijtë e Israilit të cilët nuk besuan, u mallkuan nga goja e Daudit dhe Isait, birit të Merjemes. Kjo ngaqë ata nuk u bindën (ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij) dhe gjithnjë i tejkalonin të gjithë kufinjtë. Ata asnjëherë nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga Munkeri (e keqja, mosbesimi, besimi i rremë) që ata gjithnjë vepronin. E poshtër vërtet ishte ajo që ata gjithnjë vepronin.” (Maide: 78–79)
“Mexhmuul Fetaua” nr. 5, faqja 74-75
Perktheu: Anis Agovi