Pyetja:

Nëna ime ka shtypje të lartë të gjakut, është pjesërisht e paralizuar dhe s’mund t’i lëvizë muskujt në pjesën e djathtë të trupit. Kujtesa, po ashtu, i është dobësuar dhe ka harruar disa ajete të Kuranit, përshirë el-Fatihanë dhe disa dhikre që thuhen në namaz. Edhe të folurit e saj është dëmtuar dhe s’mund të flasë, veçse me mund të madh. Dua të di si është vendimi për namazin e nënës, nëse ajo harron disa ajete të Fatihasë apo diçka nga dhikret e obligueshme të namazit pasi ajo të japë tërë mundin?

***

Përgjigjja:

Nëse ajo s’mund të bëjë më shumë, atëherë është e arsyetuar, meqë
Allahu thotë:

“Kini frikë Allahun sa të mundeni.” (Tegabun, 16)
“Allahu nuk e ngarkon një shpirt më shumë se ç’mund të bartë.” (Bekare, 286)

Por, ajo duhet të mundohet të recitojë Fatihanë dhe dhikret e obligueshme sa të ketë mundësi, edhe nëse kjo do të thotë që dikush t’i rrijë pranë dhe ta kujtojë. Sa u përket gjërave që janë të pëlqyeshme (në namaz), siç është recitimi i më shumë se i Fatihasë apo më shumë se Subhane Rabbij el-A’la (i patëmeta je, Zoti im) në ruku, etj., atëherë s’ka problem nëse lihet kjo.

Shejh ibn Uthejmin, Fetaawa Nûr ala ed-Derb, 8/2