Hand with rose

Pyetje:  Si të sillem kur ndihem i tradhtuar nga miku/ja dhe familjarë?

Përgjigje: Tradhtia është e keqe, madje Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tradhtinë e ka trajtuar si cilësi e dyftyrësis. Ku thotë: “ …kur i besohet diçka tradhton..” Transmetojnë Buhari (34), Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhi, Nesai dhe Ahmedi. Pra i besohet një sekret një qështje ai tradhton dhe ai që tradhtohet ndihet keq, veçanërisht kur tradhtia bëhet nga një i afër që as nuk e ke prit. Si të sillemi?!

Varësisht nga situata, nëse është rasti i parë dhe kërkon falje, duhet t’ia falim, nëse tradhtia bëhet traditë e vazhdueshme duhet të rishikojmë raportin me personin. Dhe nga kjo duhet të kuptojmë që të jemi të kujdesshëm për atë që u tregojmë të tjerëve.

Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ëe sel-lem, ka thënë:

“Besimtari nuk kafshohet dy herë nga një vrimë”.  Buhariu dhe Muslimi
Andaj duhet të jetë mësim që herën tjetër çfarë flasim para tjerëve dhe kujt sekretet tona ia tregojmë.

Hoxhe Enis Rama