Pyetja:

Vëllai im ka nevojë për ndihmë në llogaritjen e zekatit. Ai s’është i sigurt se sa do të jetë zekati i tij, meqë ai ka hua (borxh) dhe depozitimet e tij janë vetëm tre muaj të vjetra dhe ai ka makineri në fabrikën e tij; a duhet të paguajë zekat për këtë?

***

Përgjigjja:

Shejh Ibn Baz ka thënë: “Sa i përket borxhit, kjo nuk e përjashton dhënien e zekatit, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve”. (Mexhmu Fetãwa 14/189)

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: “Ajo çfarë unë mendoj të jetë më e saktë është se zekati është obligim edhe nëse ke borxh, madje edhe nëse personi ka borxh që e zvogëlon nisabin (sasi pasurie që e bën të detyrueshme zekatin),
përveç borxhit që duhet dhënë para kohës që jepet zekati, në të cilin rast duhet paguar (borxhin) e pastaj të japë zekatin në atë që mbetet pas kësaj”. (esh-Sherh el-Mumti 6/39)

Shejh Ibn Baz ka thënë: “Zekati është obligim për pronarët e shtypshkronjave apo fabrikave vetëm në gjërat që janë përgatitur për shitje. Sa u përket gjërave që janë për përdorim, për to s’ka zekat. E njëjta gjë vlen për veturat, orenditë, dhe enët që përgatiten për përdorim. Pra, s’ka zekat për këto, për shkak të transmetimit që e shënon Ebu
Davud në Sunenin e tij me isnad hasen nga Semure ibn Xhundub, i cili tha: ‘I Dërguari i Allahut ﷺ na urdhëroi të jepnim zekatin në atë që kishim përgatitur për ta shitur'”.

(Mexhmu Fetawa 14/186)