Pyetja:
Cilat janë rregullat e zbulimit të avretit gjatë kontrollimit të pacientit?
***
Përgjigjja:
I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut, përshëndetjet, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tone Muhammedin ﷺ, familjen dhe shokët e tij.
Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam, në seancën e tij të katërmbëdhjetë, të mbajtur në selinë e Ligës së Botës Islame në Meke El-Mukerreme e cila filloi prej ditës së Shtunë 20 Shaban 1415h=21/1/1995 e shqyrtoi çështjen në fjalë dhe e morri vendimin vijues:
1-Parimisht sipas fesë :Nuk lejohet zbulimi i avretit të gruas për burrat dhe as anasjelltas, poashtu nuk lejohet zbulimi i avretit të gruas për gratë dhe as të burrit për burrat.
2-Akademia e konfirmon vendimin nr.85/12/85 me datë 1-7/1/1414h të marrë nga Akademia e Fikhut Islam pranë Organizatës së Konferencës Islame, në të cilin qëndron : »Parimisht, nëse ka mjeke specialiste muslimane, ajo duhet ta kontrollojë pacienten, e nëse nuk ka mjeke specialiste muslimane, atëherë këtë do ta bën një mjeke jomuslimane. Nëse nuk ka as mjeke jomuslimane, këtë do ta bën një mjek musliman, e nëse nuk ka mjek musliman, atëherë këtë mund ta bën një mjek jomusliman.
Me këtë rast, lejohet të zbulohet nga trupi i femrës, vetëm aq sa ka nevojë për shiqim mjekësor, pa mos zbuluar aspak ma tepër. Mejku duhet ta ruaj shiqimin sa të mundet, si dhe kontrolli i femrës nga ana e mjekut, të bëhet në prezencë të një mahremi (të afërm të gjakut me të cilin femra e ka të ndaluar të martohet) të femrës përkatëse, apo të burrit, apo të një gruaje besnike, me qëllim që mos të ndodh mvetësimi i mashkullit me femrën».
3-Në të gjitha rastet e përmendura, nuk lejohet të participojë me mjekun pos atyre që ka nevojë të madhe profesionale për të participuar. Ata që marrin pjesë në këtë, duhet t’i mbulojnë sekretet, nëse ka.
4-Kompetentët në spitale dhe mjekësi, e kanë obligim t’i mbrojnë avretet e muslimanëve dhe muslimaneve duke vënë rregullore dhe ligje speciale që e realizojnë këtë qëllim dhe e sanksionojnë çdo kë që nuk e respekton moralin e musliman.ëve. Duhet t’i marrin masat përkatëse për mbulimin e avretit dhe moszbulimin e tij gjatë operacioneve, me përjashtim aq sa është e nevojshme, duke përgatitur veshje adekuate fetarisht.
5-Akademia rekomandon sa vijon:
1-Kompetentët për shëndetësi të bëjnë akomodimin e politikës shëndetësore në aspektin teorik, praktik dhe metodologjik, me parimet islame dhe rregullat e tij të larta morale, si dhe t’i përkushtohen kësaj sinqerisht dhe me zellin më të madh, me qëllim që t’ua lehtësojnë muslimanëve, mos i sjellin në pozita të palakmueshme, si dhet mbrojnë nderin dhe dinjitetin e tyre.
2-Të sigurojnë këshilltar fetar në çdo spital që të bëjë këshillimin dhe udhëzimin e pacientëve.
Këshilli i Akademisë së Fikhut
Përktheu: Bashkim Aliu