Pyetja:

Çfarë gjykimi ka atë që e vonon shlyerjen e borxhit dhe ai ka mundësinë ta shlyej atë? Ju lutem të më sqaroni me detaje.

***

Përgjigjja:

Nuk lejohet të vonohet shlyerja e borxhit, për atë njeri që ka mundësitë ta shlyej detyrimin që rëndon mbi të. Argument për këtë është hadithi që përcjell Ebu Hurejre (radijallahu anhu) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vonimi i borxhit nga ai që ka mundësi, është padrejtësi dhe nëse ju çojnë te dikush tjetër që mund ta shlyejë borxhin në vend të borxhliut, atëherë shkoni tek ai (për të marrë borxhin).” [1]

Komisioni i Përhershëm për Fetva, vëllimi 13 / faqja 171

Pyetja e 12 nga fetvaja me nr.8859

http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=4717&back=true

Lidhja e Hoxhollarëve të Shqipërisë

——————–

[1] Buhariu & Muslimi