Pyetje: A ka shpërblim jobesimtari për veprat e tij të mira?
Përgjigje: Allahu i ka krijuar njerëzit me prirje për të bërë vepra të mira. Prandaj,
personi mund të bëjë vepra të mira, edhe nëse ai është jobesimtar ose politeist. Të gjithë njerëzit bëjnë vepra të mira për shkak të prirjes me të cilën janë krijuar.
Megjithatë, kushti për të pranuar një vepër të drejtë është që ajo të bëhet për hir të Allahut, pra, për të fituar nga Allahu shpërblimin e asaj vepre.
Për këtë arsye, atij që nuk beson Allahun dhe adhuron zota të tjerë me Të, ne i themi: “Shko tek ata të cilët i besove si zota përpos Allahut dhe merr shpërblimin e veprave të tua të mira prej tyre, sepse nuk kërkove për të kënaqur vetëm Allahun me këto vepra.”
Imagjinoni një person, familia e të cilit e rriti dhe shpenzoi për të derisa u bë i fortë pastaj ky shkoi te të tjerët për t’u shërbyer atyre. A ka të drejtë të kthehet te familja e tij për t’u thënë atyre: ‘ ‘Më jepni pagën time që u shërbej të tjerëve?”
Le të shkojë tek ata të cilëve u ka shërbyer dhe të marrë rrogën prej tyre.
Allahut i takon shembulli më i lartë.
Allahu është Ai që ju krijoi, ju dha furnizim dhe ju dhuroi të gjitha begatitë tuaja, pastaj ju e lini adhurimin e tij dhe dëshironi të merrni prej Tij shpërblimin për veprat tuaja? Si është e mundur kjo?
Për këtë arsye, Allahu ka thënë: “Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.” [Surja el-Furkan: 231
• “Sa për ata që
nuk besojnë, veprat e tyre janë si mirazhinë shkretëtirë e të cilin i etshmi e kujton për ujë, por, kur arrin tek ai vend, nuk gien asgjë.” [Surja en-Nur: 39]
Ata që nuk besuan nuk meritojnë shpërblim për veprat e tyre, edhe nëse janë të mira, sepse ata janë jobesimtarë të cilët me veprat e tyre të mira nuk synuan të fitojnë shpërblimin e Zotit të tyre e as që kërkuan kënaqësinë e Krijuesit të tyre. Pra, nuk është vetëm vepra e mirë ajo që ka rëndësinë, sepse ne të gjithë jemi krijuar që natyrshëm të bëjmë vepra të mira. Por, qështja është pse e bëni këtë vepër të mirë dhe për kë e bëni? A e bëni atë për interesin tuaj, për popullaritet, apo për dikë tjetër përveq Allahut?
Gjithë kjo nuk bëhet për hir të Allahut, kështu që, nga këto vepra të mira nuk pritet shpërblimi i cili pritet nga veprat e mira që bëhen për hir të Allahut.
Dr. Hejthem Talat
*Shkëputur nga libri Islami dhe ateizmi ballë për ballë