Pyetje: Pse ka xhelozi dhe urrejtje në mesin tonë, a jemi afër kijametit?

Përgjigje: Urrejtja dhe xhelozia është prej sëmundjeve që është shfaqur që nga njerëzit e parë, që nga urrejtja e Kabilit ndaj Habilit, por muslimani i devotshëm nuk bën të ketë xhelozi, urrejtje ndaj muslimanëve tjerë. I pasuksesshmi, ai që nuk arrinë kurgjë në jetë, ai i xheloxon të tjerët, i xhelozon ata të ciliët arrijnë në jetën e tyre. Një mjek i pasukseshëm e xhelozon mjekun e suksesshëm, po ashtu një politikan apo një biznismen i pasuksesshëm xhelozon, por kjo nuk guxon të ndodh në mesin e muslimanëve, sepsë Allahu thotë: ”A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij.” (En Nisa, 14:54)
Pra nëse kanë pasuri, autoritet, familje, bukuri të gjitha këto ua ka dhën Allahu, pse pra të xhelozohet për begatiti e Allahut! Njeriu i menqur, njeriu i ditur kënaqet me atë që i ka dhënë Allahu dhe jo të flitet me xhelozi kundër të tjerëve. Ka që flasin me mllef kundër atyre që kanë arritur në pozita, duke i etiketuar në mënyra të ndryshme. Pra urrejtja, xhelozia, etiketimi, shpifja është cilësi e të dobtëve dhe dështakëve ndërsa cilësi e të sukseshmëve është kënaqësia e asaj që u ka dhën Allahu besimtarëve muslimanë si dhe me u mërzittë me fatkeqësitë dhe sprovat e besimtarëve musliman, ndërsa me u mërzittë me të arriturat, sukseset e besimtarëve musliman kjo është shenjë e hipokrizisë, ligësisë e dështakëve.
Ne si besimtarë musliman e kemi të ndaluar me urrejt tjetrin, sepse ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi we selem, “Kujdes nga dyshimi, sepse dyshimi është gënjeshtra më e madhe! Mos e xhelozoni njëri-tjetrin; mos garoni me njëri-tjetrin në tregti (në rritjen e çmimit), as mos u urreni njëri-tjetrin; dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit; o robër të Allahut bëhuni vëllezër.“ Hadithi nr. 11

Hoxhë Fadil Musliu