Përgjigjja: Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjeje:
إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ
“Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bëhet Atij ortak (shirkun).” [En-Nisa’, 116]
Këtu përfshihet shirku i madh dhe shirku i vogël. Por, disa dijetarë janë të mendimit se ai falet.
Dhe Allahu e di më së miri, por unë mendoj se nuk falet, porse vepruesi i tij nuk dënohet përgjithmonë në zjarr, siç dënohet ai që bën shirk të madh. Përkundrazi, dënohet dhe pastaj nxirret prej zjarrit. Po!
Nga Shejh Feuzani
Përktheu: Shpend Rrustemi
Çfarë është Shirku i Vogël? Shejkh Hafidh ibn Ahmed El-Hakemij – Allahu e mëshiroftë
Përgjigje: Shirku i Vogël është Rijaja (syefaqësia) e cila futet në veprat e adhurimit të cilat duhet të jenë vetëm për Allahun e Lartësuar, thotë i Lartësuari:
فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا ﴿١١٠﴾
“Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e tij, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” [El-Kehf, 110]
Ndërsa, Profeti – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ka thënë:
أخوف ما أخاف عليكم الشرك الأصغر
“Ajo që më së shumti frikësohem për ju, është shirku i vogël.”
Ai u pyet për të (d.m.th u pyet se cili është shirku i vogël) dhe ai tha:
الرياء
“Është syefaqësia.”
Pastaj, ai – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, e shpjegoi atë në një hadith tjetër, duke thënë:
يقوم الرجل فيصلي فيزين صلاتَه ؛ لما يرى من نظرِ رجلٍ
“Ngrihet njeriu për t’u falur dhe e zbukuron namazin e tij, për shkak se ai vuri re se një burrë po e shikonte atë.”
▪️Gjithashtu, (shirk i vogël) është betimi në dikë tjetër përveç Allahut, siç janë: baballarët, Qaben (Kaben), idhujt, besën (pasha besën, për besë po, për këtë besë), etj.
Ka thënë i Dërguari i Allahut – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –:
لا تحلِفوا بآبائِكم ولا بأمَّهاتِكم ولا بالأندادِ
“Mos u betoni në baballarët, nënat apo idhujt.”
Dhe ai – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, gjithashtu ka thënë:
لا تقولوا و الكعبة و لكن قولوا و رب الكعبة
“Mos thoni “Pasha Kaben!”, por thoni “Pasha Zotin e Kabes!”
Dhe ai – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ka thënë:
لا تحلفوا الا بالله
“Mos u betoni në askënd përveç Allahut.”
Dhe ai – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ka thënë:
من حلف بالأمانة فليس منا
“Kush betohet në besë, nuk është prej nesh.”
Dhe ai Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ka thënë:
من حلفَ بغيرِ اللهِ فقد كفرَ
“Kush betohet në emër të dikujt tjetër përveç Allahut, veçse ka bërë kufër (të vogël)”
Ndërsa në një transmetim tjetër:
أو أشركَ
“….ka bërë shirk (të vogël).”
▪️ Gjithashtu, është e ndaluar të thuhet: “Çfarë do Allahu dhe ti!”
Pasi që, Profeti – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – e dëgjoi dikë duke i thënë kështu, ai i tha:
أجعلتني للهِ عدلًا بل ما شاء اللهُ وحدَهُ
“A më bëre mua të barabartë me Allahun?! Thuaj: “Çfarë të dojë vetëm Allahu.”
▪️Gjithashtu ndalohet të thuhen dhe shprehjet e mëposhtme: “Sikur të mos ishte Allahu dhe ti, nuk kam askënd përveç Allahut dhe teje, e filloj me emrin e Allahut dhe emrin tënd, etj.
Profeti – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ka thënë::
لا تقولوا ما شاء اللهُ وشاء فلانٌ، ولكن قولوا ما شاء اللهُ ثم شاء فلانٌ
“Mos thoni çfarë deshi Allahu dhe filani, por thoni çfarë deshi Allahu, pastaj filani.”
Dijetarët kanë thënë, lejohet të thuhet: “Sikur të mos kishte qenë Allahu pastaj filani”.
Por, “Sikur të mos kishte qenë Allahu dhe filani”, kjo nuk lejohet të thuhet.
Burimi:
200 Su'al ue Xheuab fil Akideh, fq: 37‐39




