Përgjigja:
Besimtari në varr kalon prej një mirësie në tjetër. Begatia e parë që e merr në varr është forcimi nga Allahu kur pyetet nga ana e dy engjujve.
Thotë Allahu i Madhëruar:
“All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.” (Ibrahim: 27)
Besimtari në varrin e tij e sheh zjarrin nga i cili e ka mbrojtur Allahu dhe e sheh vendin e tij në xhenet. Allahu ia ndriçon dhe zgjeron varrin e tij, i shtrohet varri nga shtronjat e xhenetit. Bile besimtari do të flejë në varr me gjumin më të mirë që s’e ka shijuar asnjëherë në dynja. Edhe veprat e tij do t’i personifikohen dhe do ta shoqërojnë në varrin e tij, siç ka ardhur në hadithin e Berra ibn Azib:
“I vjen një njeri me fytyrë të bukur, me rroba të bukura dhe me erë shumë të mirë, dhe thotë: Myzhde, gëzim për ty: gëzohu me kënaqësinë e Allahut dhe xhenetet e Tij ku do të jesh përgjithmonë. Kjo është dita që t’u është premtuar. I thotë atij: Edhe ty të gëzoftë Allahu! Kush je ti? Ngase fytyra jote po sjell mirësi. I thotë: Unë jam vepra jote e mirë.”
E saktësoi shejh Albani (r.h.).
Allahu ia gjelbëron varrin e tij deri në ditën e ringjalljes, siç ka ardhur në hadith:
“I zgjerohet atij varri dhe i mbushet gjelbërim deri në ditën e ringjalljes.”
I shtohet varri i tij nga shtrojat e xhenetit, siç ka ardhur në hadithin e Berra ibn Azib:
“Thirrë një thirrës nga qielli: Të vërtetën e tha robi im, shtoni nga shtrojat e xhenetit dhe visheni me rrobat e xhenetit.”
Përgëzohet me korrektësinë e fëmijëve të tij që janë në dynja.
Marr nga libri: ” Pyetje dhe përgjigje ne leminë e Akides”




