Dallimi mes Kur’an-it dhe -Mus’haf-it?!
- Kur’an është ajo që i është zbritur të Dërguarit salallahu alejhi ue sel-lem e që është fjala e Allahut e shpallur, e që gjindet tek ky libër që e lexojmë, p.sh. “El hamdu lillahi rab el alemin. Errahman Errahim. Maliki jeumiddin…”, pra teksti, fjala quhet Kur’an.
- Kur’ani është një, i vetëm (njëjës) i cili nuk ka shumësim e vetë, nuk lejohet të thuhet Kur’anat.
- Kur’ani nuk lejohet të përkatësohet askujt pos Allahut (nuk lejohet të thuhet Kur’ani i Muhammedit salallahu alejhi ue sel-lem, Kur’ani Othmanit apo Kur’ani i Aliut r.a).
Mus’haf është:
- Fletat në të cilat është shkruar ky tekst, pra këtu hyn letrat apo fletat, materiali, korrja apo lëkura, peni etj., pra përbërja e gjithë këtyre elementeve quhet Mus’haf.
- Lejohet Mus’hafi t’u përkatësohet personave të caktuar, p.sh. Mus’hafi i Othmanit, Mus’hafi i Aliut r.a., Mus’hafi i Medinës, etj.
- Lejohet të përdoret në shumës, nga aspekti i botimit, ngjyrës, shkrimit, formës, llojit, apo të thuhet Mus’hafat apo dy Mus’hafa (shumës).
- Dallimi është edhe për faktin që dijetarët kanë folur për prekjen e Mus’hafit, kur lejohet e kur nuk lejohet prekja e librit.
- Kurani është fjala e Allahut, kurse në Mus’haf është fjala e Allahut, por ka edhe shkrim të njerëzve në parathënie të botimit apo disa shkrime që gjenden në fund të librit.
- Nuk lejohet të betohet në Mus’haf, sepse aty ka edhe vepër të njeriut në përbërjen dhe përmbajtjen e tij, se dihet që nuk lejohet betimi pos në Allahun dhe në cilësitë e Tij Subhanehu ue Teala.
- Lejohet të thuhet për Mus’hafin (ky Kur’an) nëse ke për qëllim atë më të rëndësishmen që është në të, e që është fjala e Allahut.
/Shejh Dr Muhammed Hudajri/



