Pyetje:
Kishha një pyetje në lidhje me fillimin e faljes së namazit pas ciklit.
Duhet të fillojmë të falim namazin që nga vakti ku e kemi lënë (dmth kam falur sabahun pastaj më ka ardhur cikli, dhe kur të pastrohem, të pres gjersa të arrijë dreka dhe të falem, edhe pse jam pastruar që në sabah), apo mjafton të pastrohemi dhe të falim namazin e radhës që vjen direkt pasi e kemi kuptuar që jemi pastruar?
Përgjigja:
Pas pastrimit nga menstruacionet, namazi në kohën e të cilit je pastruar është detyrë të falet.
Përcaktues për fillimin e faljes pas pastrimit është koha në të cilën ti je pastruar nga menstruacionet, dhe jo koha në të cilën të kanë ardhur ato, sepse në kohën që të vijnë menstruacionet ti nuk e ke detyrë faljen e namazit derisa të pastrohesh prej tyre.
Kështu që, nëse ti je pastruar në kohën e sabahut, duhet të falesh sabahun edhe nëse menstruacionet mund të kenë ardhur në drekë.
Dhe nëse pastrohesh në drekë, duhet të falesh drekën edhe nëse menstruacionet mund të kenë ardhur në sabah, sepse, siç e thamë, përcaktues për fillimin e kohës së faljes është koha e pastrimit nga menstruacionet dhe jo koha e ardhjes së tyre.



