Pyetje: Çfarë gjykimi ka gëlltitja e pështymës?

Shejkh Ahmed Jahja En-Nexhmi: Gëlltitja pështymës nuk e prish agjërimin, edhe sikur ta mbledhë atë pastaj ta përcjellë atë (në stomak), sepse ajo është diçka brenda trupit të tij dhe sepse nuk mund të ruhesh prej saj. Sikurse është gëlltitja (thithja) e pluhurit prej të cilit nuk mund të ruhesh.

 

✍️Shejkh Ahmed Jahja En-Nexhmi – Allahu e mëshiroftë
📒Burimi:

Fet'hu Rabi El-Uedud, shtëpia botuese "El-Furkan": 1/323.

Përktheu: Altin Dallashi