Pyetje: Çfarë është për qëllim (me hadithin) se ai i cili pi alkool, namazi i tij nuk pranohet 40 ditë? Dhe a duhet që ta lërë ai namazin (gjatë kësaj periudhe)?

Shejkh bin Baz: Jo, jo nuk duhet ta lërë atë, porse atij i humbet shpërblimi i tij (i namazit).

Si shembulli i atij që shkon te një fallxhor dhe e pyet atë për diçka, nuk i pranohet atij namazi 40 net (ditë). Duhet që të falet porse e ka humbur shpërblimin e tij. Kurse nëse e lë namazin ky bën kufër. Allahut i kërkojmë mirëqenie (që të na ruajë nga kjo gjë)!

 

Shejkh Abdul-Aziz ibn Baz – Allahu e mëshiroftë

📘Burimi:

“Fetaua Nurun ‘Ala derb” nr-24559 i shejkh Ibn Bazit - Allahu e mëshiroftë

Përktheu: Bilal Bilali