Pyetja:

Nëse dikush i dhuron ca para ndonjë të varfëri që ta kryejë i varfëri haxhin e tij personal obligativ, a i llogaritet shpërblimi i njëjtë dhurusit të parave apo jo? Si dhe, a është më mirë që ky t’i dhurojë ca para dikujt që ta kryejë haxhin vullnetarë për të (për dhuruesin e parave) apo t’i dhurojë ndonjë të varfëri ca para për kryerjen e haxhit obligativ?

***

Përgjigjja:

Po, në dashtë Allahu dhuruesi i parave (sepse dhuruesi i parave e ka kry haxhin e tij obligativ më herët) do të shpërblehet me sevape të njëjta, nëse ia dhuron fukarasë paratë për kryerjen e haxhit obligativë. Sepse, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e përgatit një ushtarë (muxhahid, – ia blen teshat, mjetet e luftës, i dhuron para, etj) ai veçse ka luftuar (ka marrë shpërblimin e xhihadit).” [1]

Dhe haxhi është lloj nga llojet e xhihadit dhe më sevap është që t’i dhurohen paratë fukarasë që fukaraja ta kryejë haxhin e tij personal obligativ, sesa t’i dhurohen paratë dikujt që ka kryer haxhin obligativ, por të shkon sikur bedel për dhuruesin e parave për kryerjen e haxhit vullnetarë.

Në rastin e parë dhuruesi i parave do ta merrë shpërblimin më të madh sesa në rastin e dytë, sepse po ia mundëson vëllait të tij fukara kryerjen e haxhit obligativ, njërën shtyllë nga shtyllat e islamit.

Shejh Muhamed Ibn Salih El Uthejmin, “Mexhmu’ul fetaua ue resail” vëll.21/fq.108.

Përktheu: Suad Shabani

—————————————–

[1] Buhariu, 2843; Muslimi, 1895.