Pyetja:

Abdullah ibn Amr, radijallahu anhuma, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, u vonua në një udhëtim që udhëtonim, e arritëm ne atë, e namazi po kalonte, derisa ne merrnim abdes, filluam të japim mes’h mbi këmbët, ai thërriti me zë të lartë: “Mjerë për thembrat nga zjarri” dy apo tre herë”. Dëshiroj një shpjegim më të gjerë rreth këtij hadithi.

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Shpjegimi mbi këtë hadith mund të shtjellohet sipas pikave në vijim:

Së pari: Teksti dhe vlerësimi i hadithit.

Abdullah ibn Amr, radijallahu anhuma, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, u vonua në një udhëtim që udhëtonim, e arritëm në atë, e namazi po kalonte, derisa ne merrnim abdes, filluam të japim mes’h mbi këmbët, ai thërriti me zë të lartë: “Mjerë për thembrat nga zjarri” dy apo tre herë.” [1]

Ky hadith është transmetuar nga një grup i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, siç thotë imam Tirmidhiu, pasi që e transmeton këtë hadith nga Ebu Hurejra radijallahu anhu.

Dy: Transmetuesi i hadithit.

Është sahabiu i nderuar Abdullah ibn Amr ibn As, ishte prej dijetarëve në mesin e sahabëve, prej atyre që shumë ka transmetuar hadithe, shkruante çdo gjë që dëgjonte nga i dërguari salallahu alejhi ue selem në fleta të veçanta te ai, saqë u bë e njohur një prej fletëve të tija e quajtur “es Sadikah” (e sinqerta), vdiq në Taif.

Tre: Kuptimi i fjalëve.

“Vejl” – mjerë: dijetarët kanë mendime të ndryshme për kuptimin e kësaj fjale. Prej tyre kanë thënë: Është një luginë në Xhehenem, të tjerët kanë thënë diç tjetër, pos që të gjithë janë unanim se ajo është një fjalë kërcënuese, frikuese dhe kanosje rreziku.

Bedrudin Ajni, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Fjala (Vejl) është një paskajore e cila nuk ka folje të saj, është një fjalë që ka kuptim dënimin dhe shkatërrimin”.

Katër: Dobitë e përfituara nga ky hadith.

1-Obligueshmëria e larjes së këmbëve gjatë abdesit, dhe jo lejueshmëria e me’hut të këmbës duke mos e larë, këtë e marrim nga mohimi i të Dërguarit ﷺ mes’hit të këmbëve në shpejtësi duke mos i larë dhe jo kalimi i ujit mbi to. Kjo dispozitë është unanime tek të gjitha medh’hebet e katërta. [2]

Imam Tirmidhiu, ka thënë: “Kuptimi i këtij hadithi është se nuk lejohet mes’hu mbi këmbët, nëse nuk ka në to meste apo çorape”. [3]

Po ashtu Nesaiu ka titulluar kapitullin “Obligueshmëria e larjes së këmbëve”. [4]
Një ashtu edhe Bejhakiu me titullin “Argumenti se obligim për këmbët është larja dhe se mes’hu nuk lejohet”. [5]

2-Obligueshmëria e përfshirjes së gjithë gjymtyrëve gjatë larjes, dhe atë duke arritur uji në gjitha pjesët e gjymtyrëve të abdesit dhe mos lërja asnjë pjesë të tyre, këtë e hasim në fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Mjerë për thembrat nga zjarri” të veçuarit në përmendjen e thembrave, për arsye se janë fundi i këmbëve, është e mundshme të mos arrijë uji në të, për atë i cili nuk i kushton vëmendje, e aludon në domosdoshmërinë e vëmendjes në plotësimin e abdesin në vendet e obligueshme. Imam Buhariu Allahu e mëshiroftë ka nxjerrë këtë dobi nga ky hadith, dhe ka thënë: “Kapitulli mbi larjen e këmbëve e jo mes’hun e këmbëve”. Gjithashtu ka titulluar kapitullin e tij Muslimi dhe Ebu Davudi në librat e tyre.

3-Mëshira e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndaj shokëve të tij, ku vonohej nga karvani dhe ecte i fundit në mënyrë që të gjenë të dobëtit, të bartë për të paaftit e të mbikëqyrte gjendjen e tyre.

4-Kujdesi i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, në kryerjen e namazit dhe mos vonimin e tij nga koha e faljes, edhe nëse ishin në udhëtim e në gjendje të lodhur.

5-Kujdesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ, në mësimin e sahabëve, sqarimin e dispozitave fetare në rast kur kishin nevojë për të, mos heshtja e tij ﷺ gjatë gabimeve kur ndodhnin prej tyre.

6-Dhe në hadith ka një dobi të cilën e ka përmendur Buhariu, Allahu e mëshiroftë, në kapitullin e tij “Kush ngrit zërin me dije”. Hafidh ibn Haxheri, ka thënë: “Autori është argumentuar për lejueshmërinë e ngritjes së zërit në dije, nga fjalët “Thërriti me zë të lartë”, të argumentuarit me këtë plotësohet atëherë kur ka nevojë për një gjë të tillë, për shkak largësisë, tubimit të madh, etj. Me këtë ndërlidhet edhe nëse është në ligjëratë, siç është vërtetuar në hadithin e Xhabirit: i Dërguari i Allahut ﷺ kur ligjëronte e përmendte Kiametin nevrikosej dhe ngritte zërin”. [6]

7-Thënia e transmetuesit (dy apo tre herë) është argument gjithashtu për metodën e dobishme të mësimit të cilën e përdorte i Dërguari i Allahut ﷺ, dhe atë duke përsëritur fjalën që ta mësojnë atë dëgjuesit dhe të vërtetohen dyshuesit.

8-Ky hadith po ashtu është edhe përkujtim për muslimanin për domosdoshmërinë për të qenë në pajtim me ligjet fetare në gjitha veprimet dhe thëniet e tija, e të mos neglizhon diç nga ato. I dërguari ﷺ i ka kërcënuar ata të cilët nuk u arrinte uji në thembra gjatë abdesit me mjerim dhe zjarr ditën e Kiametit, është një vepër shumë e thjesht në sytë e shumë njerëzve, mirëpo tek Allahu është një gjë e madhe, të kenë kujdes muslimanët të mos bëjnë lëshime në gjëra që mund të jenë shkak për shkatërrimin e tyre në ahiret, ndërsa Allahu i Madhëruar ka thënë: “menduat se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te Allahu ajo është e madhe”. (Nur, 15)

Përktheu: Shpend Zeneli

———————————

[1] Buhariu 60; Muslimi 241 me shtojcën: “thembrat shiheshin që nuk i kishte prekur uji. Atëherë i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha: “Mjerë për thembrat nga zjarri, plotësojeni abdesin”.

[2] Buhariu e titullon një kapitull të tij me fjalët: “Kapitulli Larja e këmbëve e jo mes’hi mbi to”. Libri Sahih Buhariu, Libri i abdesit, kapitulli numër 27.

[3] “Sunen i Tirmidhiut” 1/96.

[4] Suneni i Nesaiut, libri i Pastërtisë me numër 89

[5] “Sunen Kubra” 1/68

[6] Kitabu Ilm, 3

[7] Muslimi