Pyetja:

Kur kam bërë nikahun, në dijeni ka qenë vetëm vëllai i cili ishte edhe i pranishëm. Babi nuk e konsideronte nikahun me praninë e hoxhës si diçka të rëndësishme, kështu që nuk i treguam. Këtë veprim ia kam treguar pas 3 apo 4 muajve se nuk e kujtoj saktë. Pas një muaji që bëmë nikahun, e bëmë edhe fejesën sipas zakonit (që familja e burrit të vij tek familja ime). Tashti dua t’ju pyes: Nikahu im vlen apo duhet ta bëj prapë? Si qëndron puna, sepse kam filluar të shqetësohem për këtë çështje.

***

Përgjigjja:

Leja e prindit për martesë respektivisht nikah është kusht i kërkuar sipas mendimit më të saktë të dijetarëve dhe sipas haditheve që flasin për këtë temë. Andaj nikahu i juaj i mëparshëm konsiderohet i pa-plotfuqishëm dhe si pasojë ju duhet ta përsërisni tani nikahun. Nuk mjafton tani që vetëm të pajtohet prindi, por duhet ndjekur edhe anën formale të nikahut.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku