Pyetja:

A lejohet që të takohen dy të rinjë para kryerjes aktit të martesës (niqahut)!?

***

Përgjigjja:

Para kryerjes së aktit të martesës nuk guxojnë dy të rinjë të vetmohen dhe të flasin, përpos se me mahrem. Kurse, pas niqahut (aktit të martesës) atyre u lejohet të flasin, vetmohen dhe gjërat tjera, sepse ata veçmë llogariten si burrë dhe grua pas bërjes së niqahut, ani pse ka mundësi ata nuk kanë bërë ende darsëm.

Ndërsa, burri e ka të ndaluar të vetmohet me grua të huaj, pos nëse ajo është me mahrem (shoqërues legjitim i përcaktuar nga sheriati islam), sepse Muhamedi ﷺ ka thënë:
”Nuk i lejohet një burri të ulet dhe vetmohet vetëm me një grua, nëse nuk ndodhet me të njëri nga të afërmit e saj. Njashtu nuk i lejohet gruasë që të udhëtojë, nëse nuk ka me vete ndonjë të afërm të saj”. [1]

Allahu është më i Dituri!

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin
Përktheu: Suad Shabani

————————————————

[1] Buhariu.