Pyetja:
A mund të na tregoni se çfarë nënkuptojmë me dëshminë e rrejshme, si dhe a e prish dëshmia e rrejshme agjërimin?
***
Përgjigjja:
Dëshmia e rrejshme definohet kështu: Të thuash diçka me vetëdije të kundërtën e asaj që është në realitet. Ndërsa sa i përket asaj se a e prish agjërimin apo jo?
Themi se dëshmia e rrejshme nuk e prish agjërimin, porse ajo e pakëson shpërblimin e agjërimit.
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad B. Shabani