Pyetja:
Ai i cili posedon borxhe, a duhet ta kryejë haxhin?
***
Përgjigjja:
Nëse muslimani ka aq shumë borxhe, saqë ia mbulojnë të gjithë pasurinë të cilën e posedon, atëherë në këtë rast nuk e ka për obligim që të kryejë Haxhin.
Allahu e ka bërë obiligim kryerjen e haxhit për ata që kanë mundësi dhe , në lidhje me këtë që thamë, Allahu thotë: “Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai i sigurt, Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) ësht obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.” (Al-Imran: 97)
Pra, sipas kësaj ne kuptojmë se ai që posedon borxh dikujt, saqë ai borxh ia mbulon tërë pasurinë e tij, në këtë rast obligueshmëria e kryerjes së haxhit nga personi në fjalë bjenë dhe nuk llogaritet i mundshëm për haxh.
Në këtë rast, ai e ka për obligim që të kujdeset për larjen e borxheve, e pastaj nëse pas larjes së borxheve, e sheh se ka mundësi të shkoj në haxh atëherë le të shkon.
Mirëpo, nëse borxhi është më pak sesa pasuria të cilin ai e ka nën pronën e tij, dhe pas larjes së borxhit ai është i sigurt se i mbetet edhe një pjesë e pasurisë e cila ia mundëson kryerjen e haxhit, në këtë rast e lanë (paguan) borxhin, dhe pas kryerjes së borxhit, ai ka mundësi të shkon në Haxh, qoftë haxhi vullnetar ose obligativë. Për fund, secili nga ne duhet të nxitojmë në kryerjen e haxhit obligativ (farz) nëse na vjen mundësia.
Ndërsa sa i përket Haxhit vullnetar, nëse duam e kryejmë, por edhe nëse nuk e kryejm në këtë rast nuk do të kemi mëkat (nuk dot llogaritemi mëkatarë tek Allahu për moskyrerjen e haxhit vullnetar).
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad B.Shabani