Pyetja:

Nëse muslimani ka nevojë për kryerjen e nevojës fiziologjike, porse ai frikësohet se do t’i ik namazi me xhemat, a duhet në këtë rast të mbajë nevojën për të arritur namazin me xhemat, apo duhet të kryejë nevojën edhe nëse i ik namazi me xhemat?

***

Përgjigjja:

Po, muslimani duhet të kryejë nevojën dhe pastaj të merr abdes edhe nëse në këtë rast ai nuk ka mundësi të falë namazin me xhemat. Sepse kryerja e nevojës fiziologjike është arsye e pranuar në sheriatin Islam, në lidhje me këtë i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Nuk ka namaz kur servohet ushqimi dhe as kur e mundojnë njeriun dy gjërat e këqija (nevoja e vogël dhe nevoja e madhe).” [1]

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani

————————–

[1] Muslimi