Pyetja:
Çfarë dhikri të bëjmë para gjumit?
***
Përgjigjja:
Bera ibn Azib përcjell se i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Kur t’i afrohesh shtratit, merr abdes sikur që merr për namaz, pastaj shtrihu në anën tënde të djathtë, dhe thuaj:
Allahume Eslemtu vexh’hi ilejke, ve fevedtu emri ilejke, ve elxhetu dhahri ilejke. Ragbeten ve rahbeten ilejke, la melxhe’e ve la menxhe minke ila ilejke. Allahume amentu bikitabike eledhi enzelte ve binebijike eledhi erselteh.
(O Allahu im, unë Ty ta dorëzova fytyrën time, Ty ta kam dorëzuar çështjen time, tek Ti mbështeta shpinën Time. Për nga dashuria dhe frika që kam ndaj Teje, s’ka shpëtim e as strehim përveç se tek Ti, O Allah, kam besuar në Librin që e zbrite dhe në të dërguarin Tënd që e dërgove).
Nëse vdes këtë natë, vdes në natyrshmërinë e pastër (islam), le të jenë këto fjalët e fundit me të cilat flet.”
Buhariu dhe Muslimi