Pyetja:

Një musliman ose muslimane që bëjnë marrëdhënie burrë me burrë ose grua me grua, ose vetëm e përkujtojnë atë, ama nuk e bëjnë, i mashtron shejtani dhe në fund ka kuptuar gabimin dhe pendohet, a i falet apo jo… qoftë me vetëdije apo pa vetëdije?

***

Përgjigjja:

Gjynahu që përmende është një gjynah i madh, madje më i madh sesa zinaja, (kontakti i paligjshëm burrë me grua), por pavarësisht kësaj, çfarëdo gjynahu që njeriu të ketë bërë, nëse ai pendohet sinqerisht, Allahu e fal atë, Ai thotë: “Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç Allahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).”

Ai thotë po ashtu: “Thuaj: ‘O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!’” (Zummer: 53)

Pra, Allahu e fal çdo gjynah nëse robi pendohet dhe bën vepra të mira, qoftë ky gjynah edhe shirk apo kufër dhe veprat e mira i fshijnë të këqijat. Zoti thotë: “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.”

Çdo gjynah tjetër veç shirkut, nëse njeriu nuk pendohet për të, Zoti nëse do e fal, nëse do nuk e fal. Ai thotë: “Ska dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të dojë.”

Justinian Topulli