Pyetja:

A lejohet që gruaja të falet pa hixhab në shtëpi dhe a e cungon namazin kjo?

***

Përgjigjja:

Një nga kushtet e namazit është edhe mbulimi i trupit pa pasur parasysh se ku njeriu falet. Burri e ka të detyruar të jetë i mbuluar nga kërthiza deri në gjunjë, ndërsa femra muslimane, gjatë namazit duhet të ketë të mbuluara të gjitha pjesët e trupit, me përjashtim të duarve dhe të fytyrës, të cilat nuk bëjnë pjesë tek mbulimi i detyruar në namaz.

Falja pa hixhab në shtëpi e cenon namazin dhe ajo vajzë që falet pa të ka lënë pa plotësuar një nga kushtet e namazit dhe namazi i saj është i parregullt.

Po ashtu, vlen të theksohet se mbulesa e femrës në namaz është detyrim që ka lidhje me namazin dhe duhet të dallohet nga detyrimi që ka femra për mbajten e hixhabit jashtë shtëpisë apo kur ajo ekspozohet ndaj të huajve. Këto janë dy detyrime të ndryshme të cilat femra muslimane duhet t’i respektojë.

Justinian Topulli