Pyetja:
A është më mirë për udhëtarin të agjërojë apo të hajë?
***
Përgjigjja:
Më e mira është që të veprojë atë që e shikon më të lehtë për të. Nëse është më e lehtë për të agjërimi, atëherë është më e mirë për këtë person të agjërojë.
Nëse e shikon që (iftari) ngrënia është më e mirë për të, atëherë më e mirë për të është që të hajë (për të forcuar veten gjatë udhëtimit).
E nëse këto dy çështje (agjërimi dhe ngrënia) janë të barabarta në lehtësi (që nëse agjëron nuk ka probleme gjatë udhëtimit, por edhe ngrënien nuk e ka të domosdoshme), atëherë më mirë për këtë person është agjërimi, sepse kështu ka vepruar dhe Profetit ﷺ dhe kjo është prej sunetit të tij. Kjo gjithashtu është dhe më e lehtë për njeriun, sepse kompensimi në ditët e tjera është pak i rëndë për veten.
Pra themi se nëse udhëtarit i qëllon udhëtimi në muajin e Ramazanit, për të ka tri zgjidhje:
1. Nëse iftari është më i mirë për të, atëherë le të hajë.
2. Nëse agjërimi është më i lehtë për të, atëherë le të agjërojë.
3. Nëse janë të barabarta këto dy çështje në lehtësi (agjërimi dhe iftari), atëherë agjërimi është më i mirë.
Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu’ul Fetaua” 19/137
Përshtati: S. Kuburi