Pyetja:

Unë jam një vajzë me mbulesë, fal 5 kohët e namazit dhe desha të pyes se a mundet vetëm ditën e martesës të shkoj nuse me frizur (pa mbulesë)?

***

Përgjigjja:

Motër e shtrenjtë, Allahu të ka nderuar që të ka bërë muslimane, të ka dalluar me mbulesën e kokës dhe trupit, si shenjë e pastërtise dhe dëlirësis. Pra ti duhet të jesh krenare për shaminë dhe nuk duhet të lejosh që ta humbësh këtë krenari qoftë dhe një ditë të vetme.

Bëje ditën më të bukur të jetës tënde (ditën e dasmës) ditën e bindjes, falenderimit ndaj të mirave të Allahut dhe jo ditë ku ti kundërshton Zotin tënd dhe i kundërvihesh urdhërit të Tij. Motër ai që i mbështetet Allahut sinqerisht Allahu do t’ia lehtësoj çështjen.

Lëre bukurinë tënde të shfaqet vetëm për bashkëshortin tënd, kështu ke ruajtur dëlirësin, ke kënaqur Allahun dhe ke lumturuar bashkëshortin, sidomos nëse është edhe ai musliman. Sa motra kanë dal nuse me vello islame dhe kanë qenë shumë më të bukura se të ishin të zbuluara.

Por, duhet thënë se lejohet që nusja t’ia zbulojë flokët apo zbukurimet grave dhe njerëzve të cilëve lejohet t’u dalë pa shami dhe nuk lejohet ta bëjë këtë me burrat e huaj qoftë dhe ditën e martesës.

Bledar Haxhiu