Pyetja:
A kanë dënim ata që betohen për diçka dhe përsëri nuk e veprojnë?
***
Përgjigjja:
Për sa i përket betimit dhe thyerjes së tij, duhet të dihet se për çfarë çështje është bërë dhe pse e kanë thyer atë. Gjithsesi nëse bëhet fjalë për një betim që kur premtojnë diçka dhe nuk e mbajnë, atëherë gjynahu i tyre është gjynahu i atij që i ngjan munafikut, siç thotë Profeti ﷺ në hadithin e tij se “… kur premton nuk e mban atë“, këta persona e kanë për detyrë të shlyejnë thyerjen e betimit.
Justinian Topulli