Pyetja:
Sa i përket namazeve kaza që janë lënë pa asnjë arsyetim, a duhet të falen apo jo? Me leximin e hanefive thonë që duhet të falen gjitha namazet kaza që janë lënë, kurse ka dhe një thënie tjetër se ai që ka lënë namazin ka qenë kafir derisa është kthyer në besim. Atëherë ku llogaritet se nuk duhet të falen namazet kaza. Kam nevojë për argumente nga Kurani dhe sunneti.
***
Përgjigjja:
Adhurimet janë dy llojesh:
1. Adhurim, koha e të cilit nuk është e caktuar, që do të thotë se mund të kryhet në çdo kohë.
2. Adhurim, koha e të cilit është e përcaktuar. I këtij lloji është namazi.
Allahu i lartësuar e ka urdhëruar faljen e namazit në kohën e tij: “…Vërtet namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa: 103)
Ndërsa nga suneti ka argumente të shumta, prej tyre është falja pas të parëve të cilët vonojnë namazin, të falet në kohë, pastaj të falet me prijësit nafile. Hadithi lidhur me të është i njohur.
Po kështu, namazi në rastin e luftës është urdhëruar të falet në kohë. Po të ishte e lejuar kryerja e tij pas daljes së kohës do të lejohej në këtë rast. Po kështu, fjala e Profetit ﷺ, lidhur me namazin e ikindisë: “Kujt i ikën namazi i ikindisë, i është asgjësuar vepra.”
Po kështu, është rasti i gruas me menstruacione, ajo nuk i kryen namazet, për arsye se namazi falet vetëm në kohën e caktuar për të.
Ka përjashtim kur e harron ose je në gjumë, atëherë falesh kur të del gjumi ose kur të kujtohet, pasi kjo konsiderohet edhe koha e tij. Ndërsa për namazin e lënë qëllimisht, lënësi duhet të pendohet dhe të shtoj nafile.
Allahu e di më së miri.
Azem Bardhoshi