Pyetja:

Çfarë do të na thoni në lidhje me disa njerëz që shtiren si hoxhallarë, por ata mbështjellin nuska, apo hajmali dhe ua japin atyre që i ka goditur ndonjë sprovë kinse ajo hajmali do t’i mbrojë, apo do t’ua largojë atë sëmundje, apo sprovë?

***

Përgjigjja:

Së pari, ata nuk janë hoxhallarë, edhe pse shtiren se janë të tillë dhe ndoshta punojnë në institucione islame, apo ushtrojnë detyrën e imamit në xhami. Këta janë dexhallët e vegjël, që jetojnë në kohët e sotme para se të dalë ai “i madhi”. Besimtarët nuk duhet t’ia lejojnë vetes të bien në kurthet e këtyre manipuluesve. Këta janë ata që i ka përmendur Pejgamberi ﷺ në hadithin: “…e shesin fenë për interesa të kësaj dynjaje”.

Allahu na ruajt neve dhe gjithë besimtarëve nga sherri i tyre.

Burimi albislam.com