Pyetja:
A mund të praktikohet lutja e hatmes së Kuranit? Etheri (fjala) që përcillet nga Enesi rreth kësaj praktike a është i saktë?
***
Përgjigjja:
Po, është saktësuar në shumë ethere (gjurmë nga selefët) se duaja pas hatmes (leximit të plotë) së Kuranit, është e pranuar. Ndërsa Enes ibn Malik, siç përcillet në Musnedin e Seid bin Mensurit, sa herë që i bënte hatme Kuranit mblidhte familjen e tij dhe lutej bashkë me ta. Gruaja dhe familjarët e tij i bënin amin lutjeve që bënte dhe për këtë nuk ka problem. Por lutjet e gjata që praktikohen në namaze nuk kanë ndonjë bazë në traditën e Pejgamberit ﷺ e as në udhëzimin e selefëve. Gjithashtu nuk është e nevojshme të kalohen caqet gjatë duasë duke përdredhur zërin, por bën dua siç bën zakonisht.
Libri ”Duaja e hatmes së Kuranit” që i atribohet Ibn Tejmijes, është diçka e shpikur ndaj tij. Allahu e di më së miri.
Mesh’hur bin Hasen al Selman
Përktheu: Fatjon Isufi