Pyetja:

Kur përfundojnë dispozitat që lidhen me namazin e udhëtarit, atëherë kur mbërrin në vendin e tij, apo në momentin kur shkon tek familja e tij?

***

Përgjigjja:

Mysafri (udhëtari) kur mbërrin në vendin e tij, dispozitat që lidhen me (namazin) e udhëtarit përfundojnë. Falja e farzit (që më parë e shkurtonte) për të ndryshon, sepse kthehet në vendas. Për çfarëdo arsye qoftë shkuarja e tij në vendin ku jeton, për të jetuar, thjeshtë kalim për diku tjetër, apo për ndonjë punë.

Hyrja në vendin ku jeton, pas të cilës ndërpriten dispozitat e udhëtimit, është atëherë kur kthehet në vendin prej të cilit filloi shkurtimin e namazit. Nëse i afrohet vendit të tij dhe hyn koha e namazit, ai konsiderohet akoma udhëtarë përderisa nuk ka mbërritur akoma në vendin e tij.

Ansambleja e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut  27/287

Dijearët e komisionit të përhershëm janë pyetur: Isha në udhëtim dhe duke u kthyer, vendosa që namazin e drekës dhe të ikindisë ti fal të bashkuar pasi kishte dalë koha e drekës kur mbërrita në shtëpinë time. A është e saktë nëse i shkurtoj të dy namazet, duke e ditur se unë mbërrita në shtëpinë pas namazit të ikindisë (ndëkohë që koha e namazit të drekës kishte kaluar)?

Përgjigje: Mysafiri (udhëtari) kur mbërrin në vendin e tij ku jeton, nuk i lejohet më shkurtimi i namazit, për shkak të mbarimit të udhëtimit me mbërritjen në vend.

Komisioni i Përhershëm për Fetva 6/449

Përktheu: Fatjon Isufi