Pyetja:
Çfarë gjykimi ka përdorimi i “Petidinës” apo “Morfinës”, të cilat janë ilaçe me ndikim dehës, kur e ke të nevojshme apo të domosdoshme?
***
Përgjigjja:
Nëse nuk gjenden ilaçe të tjera, të lejuara dhe të padëmshme, për të qetësuar dhimbjet e të sëmurit, veç këtyre dy ilaçeve, atëherë lejohet përdorimi i secilës prej tyre për të qetësuar dhimbjet, në rast domosdoshmërie.
Kjo, me kusht që përdorimi i tyre të mos sjellë dëm të njëjtë apo më të madh, siç mund të jetë varësia prej tyre.
Komisioni i Përhershëm për Fetva 25/77
Përktheu: Mirandi Shehaj