Pyetja:

Meshkujve muslimanë a ju lejohet t’i mbajnë flokët e gjata?

***

Përgjigjja:

Gjykimi për zgjatjen e flokëve nga ana e burrave është prej gjërave të lejuara dhe nuk është prej suneteve. Një gjë e tillë është e lejuar.

Pra, i lejohet njeriut që t’i zgjasë flokët e tij po ashtu i lejohet që t’i rruaj ato, sepse Profeti ﷺ pa një fëmijë, të cilit ia kishin rruar një pjesë të kokës dhe pjesën tjetër ia kishin lënë i ndaloi nga kjo gjë dhe tha: “Rruajani të gjithë ose ia lëni të gjithë.”

Derisa zgjatja e flokëve konsiderohet prej gjërave të lejuara, atëherë njeriu le të shoh se si është tradita e njerëzve në vendin ku jeton. Nëse prej traditës së tyre është rruajtja e flokëve, atëherë le t’i rruaj ato në mënyrë që mos të dallohet nga të tjerët. E nëse prej traditës së tyre është mos rruajtja e flokëve, atëherë mos t’i rruaj flokët në mënyrë që mos të dallohet nga ata.

E nëse njerëzit nuk i japin rëndësi mënyrës sesi njeriu i mban flokët nëse i rruan apo i zgjatë, në këtë rast ai është i lirë të zgjedhë atë që dëshiron. Nëse do i rruan flokët dhe nëse do i zgjat ato.

Ne nuk i japim përparësi njërës mbi tjetrën (nuk themi se rruajtja është më e mirë sesa zgjatja as e kundërta).

Shejh Ibën Uthejmini, “Fetaua nurun ala ed-derb” vëll 11.

Përktheu Unejs Sheme